Persona të armatosur kanë sulmuar një maternitet në Kabul, duke shkaktuar një betejë zjarri me forcat afgane, e cila ka lënë së paku 14 civilë të vrarë, përfshirë dy foshnja të porsalindura.

Spitali, i cili ndodhet në një lagje të banuar me shiitë, udhëhiqet nga organizata ndërkmbëtare bamirëse Mjekët pa Kufij.

Ministria e Brendshme afgane ka thënë se përveç civilëve që janë vrarë, disa të tjerë janë plagosur.

Bëhet e ditur se një nga sulmuesit është vrarë po ashtu.

Fotografitë e shpërndara nga ministria kanë treguar fëmijë të porsalindur dhe nënat e tyre duke u evakuuar nga spitali.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Në një mesazh dërguar Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka mohuar se grupi i tij është përgjegjës.

Edhe talibanët, edhe militantët e grupit Shteti Islamik janë aktivë në Kabul dhe zonat përreth tij./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *