Sulmohet një çift brenda në makinë në Korçë

Sulmohet një çift teksa ishin ne makine me qellim për tu grabitur në afersi të Varrezave te Deshmoreve ne Korçe. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22 e 45 ne nje zone te periferike dhe te pandricuar te Korçes. Sipas te dhenave te para mesohet se makina me targe AB 126 CF ka qene e ndaluar kur nje person iu është afruar ndersa drejtuesi i mjetit, nje i ri identiteti i te cilit nuk behet i ditur, ka dale nga mjeti ka vrapuar per tu larguar ndersa ka lajmeruar policine. Ne te njejten kohe edhe autori eshte larguar per tiu shmangur Policise e cila ka mberritur ne vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme. Sakaq ne komisariat eshte shoqeruar cifti per te dhene sqarime per kete ngjarje. Kjo eshte e disata here qe ne te njejten zone ndodhin grabitje apo vjedhje te dhunshme te automjeteve dhe personave qe e frekuentojnë vendin.




