Kryetari i BDI gjatë pjesëmarrjes në një tubim politik në Kumanovë në kuadër të fushatës parazgjedhore është qëlluar me gurë nga banorët. Mediat lokale raportojnë se një numër i madh banorësh të kryesuar nga familjarë të Xhemail Rexhepit, i njohur ndryshe si “Komandant Shqiponja” sulmuan me gurë dhe sende të tjera të forta makinat e kryetarit të BDI dhe funksionarë të tjerë të kësaj partie,  ndërsa po futeshin në restorantin ku to të mbanin aktivitetin elektoral. Pavarësisht këtij incidenti BDI e zhvilloi takimin e saj, ndërsa protestuesit më pas u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Familjarët e të ndjerit “Komandant Shqiponja”, i cili mbeti i vrarë në sulmin e Kumanovës, kishin bërë thirrje për të ndaluar vizitën e Ali Ahmetit. Vëllai i tij kishte ftuar qytetarët të mblidhen në fshatin Çerkez për të shprehur revoltën kundër pranisë së kreut të BDI në Kumanovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *