Disa persona të armatosur kanë tentuar të grabisin me armë automjetin që transportonte paratë e bankave.

 

Grabitësit e kanë sulmuar mjetin me armë zjarri në rrugën Gjilan-Prishtinë.

 

Lajmi u konfirmua zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

 

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi të një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, ka thënë Hashani.

 

Deri në këto momente, nuk raportohet për të lënduar, e as për të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *