E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Sport

Sulmohet Igli Tare, shqiptari sheh tmerr me sy

Igli Tare Campionato Serie A 2019-2020 incontro Spal v Lazio allo stadio Paola Mazza di Ferrara. Ferrara, 15-09-2019 © Marco Rosi / Fotonotizia

Igli Tare drejtori sportive i Lazios ka parë tmerr me sy , të mërkurën që lamë pas.

Shqiptari i njohur ishte duke bërë shëtitje në Romë bashkë me qentë e tij në momentin  kur është sulmuar nga një tjetër qen pitbull, ky i fundit I kishte shpëtuar të zotit të tij.

Fatmirësisht vetë Tare nuk ka pasur pasoja të rënda për shendetin por dhimbja për të ka qënë e madhe pasi njeri nga qentë e tij ngordhi si pasojë e sulmut nga pitbulli ndërsa qeni tjetër është lënduar rëndë.

Episodi ndodhi në Olgiata, një park afër qëndrës stërvitore Formello të klubit të Lazios ku Tare është drejtor.

Autoritetet e parkut vendosen ta denoncojne rastin ne polici pasi pitbulli kaloi rrethimin e nje vile dhe shkoi ne park.

Vazhdo të lexosh