Ambasada e Malit të Zi në Beograd është sulmuar mbrëmjen e së enjtes nfga persona të paidentifikuar.

 

Sipas mediave vendase mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatërronin flamurin malazez para ambasadës me mjete piroteknike, duke hedhur kapsolla dhe fishekzjarre mbi të.

 

Ndërkohë dyshohet se sulmi ka lidhje me ligjin e miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë protestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe, të cilët e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *