E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohet ambasada e Izraelit në Jordani, 2 viktima

Ilustrim · Vizion Plus

Dy jordanezë ndërruan jetë dhe një hebre është plagosur rëndë, si pasojë e një incidenti në Ambasadën e Izraelit në Aman të Jordanisë. Sipas ministrisë së Jashtme të Izraelit mësohet se dy punëtorë ndodheshin në ambientet e ambasadës për të ndërruar një pjesë të mobilieve. Por, ata janë konfrontuar me rojen, duke e sulmuar me kaçavidë. Gjatë konfrontimit mes tyre mbeti i vdekur një 17 vjeçar jordanez dhe qiradhënësi i ndërtesës.

 

Ministria e Jashtme sqaron se roja ka vepruar për t’u vetëmbrojtur, si dhe ka imunitet nga hetimi e arrestimi, kjo bazuar në Konventën e Vjenës të vitit 1961. Rrethanat e ngjarjes nuk janë sqaruar ende plotësisht. Dhjetëra policë kanë rrethuar ndërtesën dhe kanë evakuuar stafin.

 

Incidenti i një nate më parë vjen në një kohë kur tensionet mes Izraelit e botës myslimane janë rritur pas vendosjen e detektorëve metalikë në xhaminë e shenjtë El-Aqsa. Ndërsa të premten, mijëra jordanezë protestuan në rrugën e Ammamit për të denoncuar masat ekstreme izraelite në kompleksin e xhamisë Haram Al-Sharif.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh