E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohen paqeruajtësit në Kongo, 14 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Te paktën 14 paqeruajtës te OKB-se janë vrare dhe 53 te tjerë janë plagosur ne një sulm ne lindje te Republikës Demokratike te Kongos.

 

Misioni i OKB-se, tha se paqeruajtësit u sulmuan nga rebelet ndërsa humben jetën gjithashtu edhe 5 ushtare kongoleze. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-se, Antonio Guterres deklaroi se ky ishte sulmi me i rende ndaj paqeruajtësve  ne historinë e kohëve te fundit dhe se ky akt përbente një “krim lufte”.

 

Kongoja lindore ka vuajtur për vite te tera paqëndrueshmërinë dhe përplasjet mes grupeve rivale qe luftojnë për kontrollin e territorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë