E shtunë, 3 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulmohen me armë zjarri gjatë punës inspektorët e Mjedisit dhe Pyjeve

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00 në Bulqizë.

Një mjet që po transportonte lëndë drusore kontrabandë hapi zjarr ndaj inspektorëve te ISHMPU qe kishin dale per kontroll ne terren

Reklamë

Për fat të mirë nuk pati të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa personat që hapën zjarr arritën të largoheshin.

Sipas ISHMPU grupi i inspektorëve kishte dalë në terren pas sinjalizimeve që në zonën e Bulqizës bëhej kontrabandë lënde drusore që përdoret nga firmat e kromit për ndërtimin e galerive brenda në minjera.

Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes së mbrëmshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë