Kryeministri, Edi Rama dënon sulmin vdekjeprurës që tronditit këtë të enjte Pragën. Përmes një reagimi në rrjete sociali, kreu i qeverisë shpreh ngushëllimet për familjen e viktimave, ndërsa thekson se Shqipëria qëndron pranë popullit çek.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan ai.

Një 24-vjeçar hapi zjarr në Universitetin e Arteve në Pragë, ku si pasojë mbetën të vrarë 15 persona si dhe 24 të plagosur./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *