E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sulmi terrorist në Nice të Francës, kapet pas 5 vitesh shqiptari

Arrestohet në Itali 29-vjeçari nga Peqini, Endri Elezi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkëautor i sulmit terrorist të ndodhur në korrik të vitit 2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”.

 

Asokohe, një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke drejtuar një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit.

 

Me qëllim fshehjen dhe shmangien e arrestimit, i riu nga Peqini ka ndërruar disa herë gjeneralitetet e tij, nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Më shumë video

Reklamë