Kryeministri Edi Rama e konsideruar akt të neveritshëm dhe frikacakë sulmin me bombë në Ankara. Ai shkruan se Shqipëria e dënon ashpër, ndërsa kërkon që ky akt të shërbejë që Europa të kuptojë rëndësinë e luftës ndaj terrorizmit.

 

“Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan ai.

 

Mediat turke raportuan më herët se një shpërthim u dëgjua afër Parlamentit dhe ndërtesave ministrore.

 

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin social X se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën.

 

Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *