E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulmi terrorist në Ankara, Partia Popullore e Kurdistanit merr përgjegjësinë: Akt sakrifice

İçişleri Bakanlığının Kızılay binası önünde patlama sesi duyuldu, ardından da silah sesleri geldi. İçişleri Bakanlığı binası yakınlarında duyulan patlama sesinin ve silah seslerinin ardından emniyet güçleri bölgede geniş güvenlik önlemi aldı. TBMM Çankaya kapısına da yakın bir noktada duyulan patlama sesi nedeniyle Atatürk Bulvarı trafiğe kapatıldı. ( Evrim Aydın - Anadolu Ajansı )

Partia Popullore e Kurdistanit ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Ankara. Lajmi është bërë i ditur nga një media vendase, ndërsa akti është konsideruar si sakrificë.

 

Reklamë

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve ,” tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF .

 

Një sulm terrorist tronditi këtë të hënë kryeqytetin turk Ankara në afërsi të parlamentit. Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur lehtë dy oficerë policie.

 

Dy ishin kamikazët, njëri prej të cili arriti ta hidhte veten në erë përpara ambjenteve të Ministrisë së Brendshme ndërsa tjetri u neutralizua në kohë.

 

Siç raportojnë mediat turke në zonë u gjetën shumë pako dhe çanta të dyshimta të cilat u shpërthyen në mënyrë të kontrolluar.

 

Autoritetet turke rrethuan zonën dhe kanë rritur sigurinë si në Ministrinë e Brendshme ashtu edhe për parlamentin ku do të mbahej sot seanca e parë pas pushimeve të verës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë