Numri i sulmuesve të vrarë në veri të kosovës ka shkuar në 4, pasi prokuroria e Kosovës konfirmoi  të hënën se ka gjetur te pajetë nje tjeter personi te armatosur.

 

Trupi u gjet rreth 1.5 kilometer larg vendit ku nje dite me pare një grup i armatosur sulmuoi Policinë e Kosovës.

 

Përvec trupit të pajetë eshte gjetur edhe një automjet tjetër me armatim. Pas vrasjes se policit Afrim Bunjaku dhe plagosjes se dy kolegeve te tij njesite speciale rrethyen grupin prej afro 30 personash ne manastirin e banjskes. pas disa ore shkembim zjarri policia er kosoves vrau disa nga agresoret dhe arrestoi gjashte prej tyre.

 

Policia tha se situata u vu nën kontroll mbrëmjen e së dielës por nuk u dhanë hollësi nëse pjesëtarë të tjerë të grupit të armatosur ishin larguar.

 

Ndërkohë gjatë operacionit të rrethimit të manastirit , policia e Kosovës sekuestroi me qindra armë dhe sasi municionesh të mëdha, që mjaftonin për të armatosur rëndë një grup shume me te madh.

 

Nderkohe sot situata në veriun e vendit paraqitet e qete.Policia e Kosoves vijon te mbaje te bllokuar rrugen qe te con drejt fshatit Banjske. Edhe KFOR ka shtuar patrullimet ne kete zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *