E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi në Manchester, publikohen fotot e kamikazit

Ilustrim · Vizion Plus

Autoritetet kane publikuar foto te marra nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet kamikazi Salman Abedi natën e sulmit ne Mancester, ku mbeten te vrare 22 persona. 14 apartamente jane kontrolluar nga policia dhe 11 persona jane arrestuar te dyshuar per lidhje me celulën terroriste. Është e paqarte se nga ku jane marre fotot e terroristit, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e qytetareve per te zbardhur lëvizjet e kamikazit qe nga data 18 maj, kur ai ishte kthyer ne Britani. Identiteti i Abedit u mësua dy ore pas sulmit te se hënës, lajmëroi policia, duke saktësuar se ai nuk u publikua qe ne fillim per shkak te hetimeve. Niveli i gatishmëri u ul gjate te shtunës me nje shkalle, ndërsa kryeministrja Mei lajmëroi se ushtaret e nxjerre ne rruge per te mbështetur policinë do te tërhiqen duke nisur nga mbrëmja e se hënës. Megjithatë, policia do te mbetet ne gatishmëri, ndërsa ka patur siguri te rritur ne disa aktivitete sportive gjate fundjavës, aty ku ka patur edhe grumbullime masive.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh