E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi në Katar, Trump paralajmëron Izraelin të jetë ‘shumë i kujdesshëm’

Disa ditë pas sulmit në Katar, Donald Trump paralajmëroi Izraelin të “jetë shumë i kujdesshëm” sepse emirati është, siç tha Presidenti, “një aleat shumë i mirë”.

Pavarësisht protestave ndërkombëtare, veçanërisht në botën arabe, për këtë sulm të paprecedentë ndaj shtetit që strehon bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, kreu i diplomacisë amerikane Marco Rubio, në një vizitë zyrtare në Izrael, theksoi se marrëdhënia dypalëshe mbetet e paprekur.

Reklamë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  siguroi dje se vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Rubio tregon se sa e palëkundur është marrëdhënia midis dy aleatëve.

Presidenti i SHBA-së Trump e kishte kritikuar edhe më herët Izraelin për sulmin e 9 shtatorit ndaj Katarit. Por Rubio siguroi përpara se të nisej drejt Izraelit se kjo nuk do të dëmtonte marrëdhëniet SHBA-Izrael.

Takimet kryesore që Rubio do të ketë në Izrael do të zhvillohen sot, që përkon me një samit në Doha të udhëheqësve të vendeve arabe dhe myslimane për të dënuar këtë sulm.

Dje, kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë zbatimin e “standardeve të dyfishta” dhe të “ndëshkojë” Izraelin për “të gjitha krimet që ka kryer”.

Emirati, i cili pret, me bekimin jozyrtar të Uashingtonit, zyrën politike të Hamasit, është ndër ndërmjetësuesit në negociatat indirekte që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, ku lufta u shkaktua nga inkursioni i paprecedentë i krahut ushtarak të lëvizjes islamiste palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor 2023./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë