Kryemisitri Edi Rama ka denuar sulmet e ndodhura kete te shtune ne Izrael. Ne nje reagim ne Twiter, Rama shkruan se Shqiperia eshte e vendosur kur terrorizmit.

 

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan kryeministri.

 

Edhe ministri i jashtëm, Igli Hasani dënoi sulmet ndaj Izraelit. Ndërkohë Ministria e Jashtme lajmëroi se asnjë qytetar shqiptar nuk është lënduar. Ministria u bëri apel qytetarëve shqiptarë që ndodhen atje, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe për çdo problem të kontaktojnë ambasadën tonë në Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *