Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka dënuar sulmin e grupit islamik Hamas ndaj Izraelit. Përmes një reagimi zyrtar, Hasani deklaron se Shqipëria qëndron e vendosur kundër terrorizmit, ndërsa shpreh ngushëllime për popullin izraelit.

 

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani.

 

Më herët, Ministria e Jashtme bëri me dije se në mesin e viktimave nuk ka asnjë shqiptar, si dhe vuri në dizpocion numrin e ambasadës shqiptare në Izrael për çdo shqiptar që ka nevojë për ndihmë.

 

Grupi islamik Hamasi sulmoi me të paktën 7 mijë raketa Izraelin, ndërsa ky i fundit shpalli gjendje lufte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *