E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi në Irak, ISIS merr përgjegjësinë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një autobus afër qytetit Kerbala të Irakut që la të vrarë 12 persona.

 

Shërbimet e sigurisë së Irakut thanë të premten se 12 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus eksplodoi në jug të Bagdadit.

 

Dy zyrtarë policorë në zonë thanë se eksplozivi ishte vendosur në autobus dhe shpërtheu në hyrje të qytetit, duke i vënë flakën automjetit./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë