Një 37 vjeçar në Francë vrau nënën e motrën, ndërsa plagosi me thikë një kalimtar në rrugë. Autori i cili thirri Allahu Ekber gjatë sulmit u ekzekutua nga policia. ISIS mori përsipër sulmin në kanalin e propagandës, por autoritetet po hetojnë në pistën konflikteve familjare.

 

Autori  u qëllua më pas dhe u vra pasi u përball me policinë. Ai punonte si  shofer autobusi dhe  sipas autoriteteve agresori kishte qenë në listën e vëzhgimit të terrorizmit që nga viti 2016. Motivi për dhunën mbetet i paqartë, por shtetit islamik e ka marrë pergjegjsine per sulmin përmes kanalit të propagandës.

 

Ministri i brendshëm Gerard Collomb përgëzoi forcat e sigurisë për reagimin e tyre te shpejte. 37-vjeçari kishte qene ne survejimin e agjenteve pas shprehjes së pikëpamjeve ekstremiste.Qyteza ku ndodhi ngjarja ka një popullsi prej rreth 30,000 banorësh 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit.

 

Trapes është e njohur për problemet shoqërore të lidhura me varfërinë, bandat si dhe myslimate e radikalizuar. Por pavaresisht se ISIS ka marrë pergjegjësinë policia i ka përqendruar hetimet në pistën e  mosmarrëveshjeve familjare. Sipas banorëve autori qëndruar për një kohë të gjatë në spitalin psikiatrik. Ministri i Brendshëm tha se motivet do të jenë më të qarta pasi hetuesit të verifikojne telefonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *