E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sulmi ndaj polices që humbi gishtat, Balla-Berishës: Je i çmendur

Sulmi i Berishës ndaj polices që humbi gishtat në protestë ka sjellë reagime të ashpra në mjedisin politik dhe atë shoqeror.

 

Reklamë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka quajtur këtë sjelle të ish kryeministrit një çmenduri ndërsa i kërkoi atij që të kërkoje falje menjëherë për këtë postim.

 

Ndër të tjera Balla në reagimin e tij shkruan se policja në foto ka moshën e mbesës së tij, duke e cilesuar turp nga ana e Berishes qe ka shkruash këtë palaçollëk.

 

“Çmenduria nuk ka brirë! Por ky sulm i turpshëm i një ish-kryeministri ndaj një vajze të re është pak ta quash çmenduri. Sali Berisha! Kjo vajzë e re, punonjëse e Policisë së Shtetit, ka moshën e mbesës tënde. Të të vijë turp që more guximin të shkruash këtë palaçollëk ndaj saj. Fshije urgjent këtë postim dhe kërkoji falje vajzës. Mjaftohu me baltën dhe shpifjet që bën ndaj nesh cdo ditë. Por mos guxo të fyesh vajzën e një familje të thjeshtë shqiptare, e cila kryen me ndershmëri detyrën si punonjëse e Policisë së Shtetit.

Turp!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë