Sulmi me thikë në Londër, policia vret agresorin

Pesë kalimtarë kanë mbetur të plagosur pasi një person i ka sulmuar ata me thike ne London Bridge.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesdites. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar autorin, i cili mbante veshur një jelek eksploziv fallco.
Këto janë pamjet kur forcat e suigurise shtrine përtokë agresorin dhe më pas e qëlluan ate për vdekje.
Dhjetra qytetarë u evakuan nga vendi i ngjarjes së rëndë ndërsa dëshmitarët rrëfyen për mediat panikun që kaluan në momentet e sulmit.
Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me identitetin e autorit, apo motivin e ngjarjes së rëndë që ka tronditur londren. Autoritetet nuk e përjashtuan mundësinë e një sulmi terrorist. Kjo për shkak se ngjarja vjen rreth 2 vjet e gjysmë pas një sulmi terrorist në London Bridge në qershor të 2017, ku tre persona zbritën nga një furgon dhe qëlluan me armë kalimtarët, duke lënë 8 të vdekur 48 të tjerë të plagosur.




