E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi kundër Al-Baghdadit, arrestohen dy persona

Gjatë sulmit të të ushtrisë amerikane në vendndodhjen e Abu Bakr al-Baghdadit, liderit të grupit militant Shteti Islamik, janë arrestuar dy persona.

 

Forcat speciale amerikane sulmuan lokacionin e Al-Baghdadit në veriperëndim të Sirisë, më 26 tetor, ndërkohë udhëheqësi i shefave të shtabeve të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, tha se ata ndodhen në paraburgim në SHBA.

 

Reklamë

Milley – oficeri më i lartë i ushtrisë amerikane  është shprehur se Al-Baghdadi e vrau veten gjatë sulmit, ndër të tjera ai ka konfirmuar se nuk ka plane për publikimin e pamjeve nga vrasja e Al-Baghdadit. Sipas tij fotografitë dhe videot po kalojnë një “proces deklasifikimi”.

 

“Mbetjet e Al-Baghdadit janë transportuar në një objekt të sigurt për të konfirmuar identitetin e tij me testimin mjeko-ligjor të ADN-së”, tha Milley.

 

Ndërkohë një ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, tha më herët se disa xhirime nga sulmi mund të publikohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë