E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi i përsëritur ndaj Pasok

 

Sulmi pranë zyrave qendrore të partisë Pasok në Athinë është kryer nga organizata terroriste “vetëmbrojtja revolucionare” me qëllim vrasjen e një polici. Sipas hetuesve, arma qe u përdor në sulmin në Athinë ndaj policëve, të cilët ishin në detyrë në zyrat qendrore të Pasok, është e njëjta e përdorur edhe në sulmet e mëparshme.

 

Zyrat e Pasok janë sulmuar edhe në maj të 2014, si dhe e janarit te këtij viti. Dy sulmet e mëparshme janë marrë përsipër nga “vetëmbrojtja revolucionare”. Polici  rojë arriti të shihte atentatorin dhe u mbrojt duke i shpëtuar plumbave. Sulmi ndodhi rreth orës 20.00 dhe sipas dëshmitarëve, atentatori qëlloi 6 herë. Reagime ka pasur nga partitë e të gjithë spektrit politik, duke e quajtur një “sulm ndaj demokracisë”.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë