E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi i dyshuar terrorist në Berlin, policia gjermane gjen një flamur të ISIS

Policia gjermane konfirmoi se ka gjetur një flamur të grupit militant, Shteti Islamik afër zonës ku dyshohet se është kryer një sulm në Berlin.

 

Reklamë

Sipas agjencise Reuters, autoritetet gjermane bere te ditur se sipas  hetuesve janë duke u bërë kërkime për të kuptuar nëse autoret e sulmit kanë pasur motive politike.

 

Ende nuk është bërë e ditur nëse flamuri dhe teksti në gjuhën arabe, u perkasin personave të njëjtë që kanë dëmtuar disa kabllo ajrore pranë një linje hekurudhore.

 

“Prej kur kanë nisur hetimet, janë siguruar disa të dhëna”, ka thënë njëri polic, duke shtuar se autoritetet kanë gjetur të dielën disa kabllo të dëmtura në një rrugë herkurudhore.

 

Policia ka thënë se operatori i udhëtimit me trena, Deutsche Bahn ka informuar policinë federale për këtë incident dhe shërbimet lokale të trenave janë ndalur përkohësisht./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë