E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sulmi i armatosur në Ankara, Rama: Jemi pranë Turqisë, dënojmë ashpër aktin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur ditën e sotme në Ankara ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Rama thekson se Shqipëria ndodhet pranë Turqisë në këtë moment të vështirë, ndërsa shton se dënon ashpër këtë sulm terrorist.

Reklamë

Sipas tij Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.


Postimi i Ramës:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara. Shqipëria qëndron me Turqinë si dy kombe vëllezër dhe aleate të NATO-s.

Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë