Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në Kosovë ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologen Donika Gërvalla.

Gërvalla në fjalën e saj deklaroi se bashkëpunimi dhe unifikimi mes Shqipërisë dhe Kosovës do i bëjë dy vendet më të fuqishme në arenën ndërkombëtare.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo shtoi se e informoi ministrin Hasani për situatën në veri të Kosovës dhe agresionin e hapur të Serbisë, teksa e vuri theksin tek mungesa e ndëshkimit të autorëve të sulmit të 24 shtatorit që sipas saj mbart një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetit.

U pajtuam që vetëm koordinimi, bashkërendimi dhe unifikimi I qëndrimeve dhe politikave tona na bën më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe dy shtetet tona. Shqiptarët në Ballkan mund të shndërrohen në një bërthamë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon duke dhënë shembuj të mirë të bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha sferat në interes të shqiptarëve në shtetet tona. E informova ministrin më në detaj për situatën në veri, ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit të hapur serb mbi Kosovën, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka vonesë për të dalë me një qëndrim të qartë rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorët. Mungesa e ndëshkimit mbart në vetvete rrezikun e përsëritjes prandaj sidomos për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, bashkësia ndërkombëtare duhet të mos mbetet e heshtur por të ndëshkojë ashpër çdo tentativë. Falenderova ministrin për praninë në varrimin e heroit reshterit Afrim Bunjaku që u vra duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës” , tha Gërvalla./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *