Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Berisha: Rama ka frikë nga protesta. Kreu i PD...

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi i tyre...

Lufta kushtoi 37.5 miliardë dollarë, sekretari i Mbrojtjes kërkon...

Trupa shqiptare në Gaza? Ministri Nufi: Fillimisht do të...

“Mos më thuaj mua e dashur”, Vokshi përplaset me...

Britania ul çmimin e biletës së autobusit, qeveria prezanton...

Begaj pret Ambasadoren e Bregut të Fildishtë, synohet forcimi...

“Ligji themeltar”, Gogu për Kodin e Ri Penal: Do...

Skena horror në Indi, leopardi futet në dyqan dhe...

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron goditje ndaj...

Sulmet ruse vrasin tre persona në Ukrainë, mes viktimave një fëmijë

23 Dhjetor 11:25

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shumë rajone ukrainase janë përballur me ndërprerje të energjisë të martën, si pasojë e sulmeve të Rusisë që raportohet të kenë qenë ndër më intensivet prej nisjes së luftës.

Edhe Polonia fqinje i ka aktivizuar aeroplanët e vet për ta mbrojtur hapësirën ajrore në kohën sa ka pasur sulme, ka bërë të ditur ushtria polake përmes një postimi në X – dikur Twitter.

“Rusia është duke sulmuar sërish infrastrukturën tonë të energjisë. Si rezultat, për ndërprerje të energjisë është raportuar në disa rajone ukrainase”, ka bërë të ditur Ministria ukrainase e Energjisë përmes një postimi në Telegram.

Zjarret është thënë të kenë shpërthyer në disa rajone si rezultat i “sulmeve masive me raketa dhe dronë”, ka bërë të ditur operatori i energjisë Ukrenergo, teksa temperaturat atmosferike ulen çdo ditë e më shumë.

Në mesin e të vrarëve është raportuar të jetë një fëmijë katërvjeçar ndërsa disa fëmijë tjerë janë në mesin e të plagosurve.

Rusia i ka intensifikuar sulmet edhe në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa në ditët e fundit. Sipas autoriteteve ukrainase këto janë përpjekje për të shkatërruar plotësisht logjistikën detare.

Sulmet e fundit kanë ardhur pas negociatave të zhvilluara në fundjavë, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë zhvilluar ndaras me delegacionet ruse dhe ukrainase në Majami, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff ka thënë se bisedimet kanë qenë “konstruktive” por që nuk ka shenja të ndonjë përparimi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Miratohet paketa e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre

më shumë...

Berisha: Rama ka frikë nga protesta. Kreu i PD thotë se kryeministri po bën çdo gjë që të ndalojë tubimet

më shumë...

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi i tyre nga fëmijët nën 15 vjeç

më shumë...

Policia Rrugore në aksion, mbi 4 mijë gjoba në 24 orë dhe 8 arrestime për shkelje të rënda

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:10

Miratohet paketa e mbështetjes për personat me...

3:02

Berisha: Rama ka frikë nga protesta. Kreu...

2:22

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi...

2:19

Policia Rrugore në aksion, mbi 4 mijë...

2:11

Lufta kushtoi 37.5 miliardë dollarë, sekretari i...

1:54

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

1:50

“Mbështetje financiare për policët e plagosur”, Lamallari:...

1:41

Trupa shqiptare në Gaza? Ministri Nufi: Fillimisht...

1:39

Dhunoi vjehrrin, arrestohet 34-vjeçarja, fëmija 1-vjeçar dërgohet...

1:29

Peshkatari gjendet i pajetë pranë ishujve të...

1:13

Punësuan në shkelje të ligjit Muçi Shaljanin...

1:06

Humb jetën në një aksident automobilistik aktorja...

1:02

“Mos më thuaj mua e dashur”, Vokshi...

1:00

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve, djegia...

12:25

Përplasje te “Zgjedhorja”, PD kërkon Hitën të...

12:22

EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me...

12:16

Banorët protestë kundër “Bankers”, kërkojnë qiranë vjetore...

12:07

Britania ul çmimin e biletës së autobusit,...

11:59

Begaj pret Ambasadoren e Bregut të Fildishtë,...

11:58

Operacion antidrogë në Krujë, arrestohen në flagrancë...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo ol...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë gjatë...
  • “Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën thirrje prok...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.