Subscribe

Deputeti socialist Erjon  Braçe, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nga politika.

Sipas tij të gjithë janë të barabartë para ligjit, dhe asnjë politikan nuk duhet të përdorë pushtetin kundër sistemit të drejtësisë.

Ai theksoi se kur dëgjon se ka politikanë që thonë ishim bashkë kur u miratua Reforma në Drejtësi, ndërsa sheh sot se po të njëjtët e sulmojnë atë.

Braçe deklaroi se deligjitimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve lindi nga mafia, dhe më pasi kaloi te politikanët e mafies.

Ka tensione mes politikanëve dhe Drejtësisë së re. Nuk e kuptoj këtë tension, drejtësia heton, politikanët nuk kanë asgjë më shumë se qytetarët. Pushteti që kemi ne këtu nuk mund të dalë mbi Reformën në Drejtësi. Pse ka kaq mllef kundrejt këtyre institucioneve. Pse duhet të shkohet në linçim. Ditët e fundit linçimi ka shkuar në eterr, ka shkaktuar tronditje në opinionin publik. Pse duhet që politika të përdorë fuqinë e saj për të linçuar prokurorë dhe gjyqtarë. Pse u dashka që ne të mos bindemi Kushtetutës, por të synojmë deligjitimimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. A e dini se deligjitmimi i Drejtësisë, nuk lindi te politika por te mafia, lindi te Cosa Nostra. Ata përmes dezinfomirmit deligjitimonin prokurorët dhe gjyqtarët. Pas mafies shkoi te politikanët e mafies, pastaj te shtet malinje. Nuk mund të tolerojmë më që politikanët të sulmojnë institucione të tjera. Kur them këtë vazhdoj të gjej në këtë sallë njerëz që e kanë mbështetur Reformën në Drejtësi”, u shpreh Braçe. /Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *