Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar në lidhje me sulmet kibernetike që kanë ndodhur javën e kaluar ka thënë se ka pasur sulme ndaj postës elektronike.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se pas realizimit të ndërhyrjeve është mundësuar komunikimi mes institucioneve publike. Yagcilar ka theksuar se asnjë email zyrtar nuk është hakuar nga këto sulme kibernetike.

 

Sipas tij pas këtyre ngjarjeve, përkatësisht me buxhetin duhet të rritet edhe kapaciteti njerëzor dhe infrastrukturor për parandalimin e rasteve tjera. Ndërkaq duke komentuar rastin në fjalë, kryeministri Haradinaj ka ripërsëritur se taksa nuk është e drejtuar ndaj popullit serb, mirëpo ndaj politikës serbe.

 

Kryeministri ka thënë se nëse Kosova tregon ndonjë arrogancë në lidhje me vendimet e saja, nuk do të përfitojë asgjë nga kjo. Haradinaj po ashtu ka thënë se kjo masë është marre për mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *