E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sulmet kibernetike/ Rrumbullaku: Nuk ka dalë asnjë informacion i klasifikuar

Për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, publikimi i të dhënave, personave dhe fotografive të agjentëve dhe efektivëve të policisë, nuk përfshihen tek informacionet e klasifikuara.

 

Reklamë

Ndërsa mbi 9 mijë emra dhe karta identiteti të policëve janë në duart e të gjithëve, i pyetur nga Vizion Plus, Rrumbullaku garantoi se policia nuk cenohet.

 

Nuk kanë të bëjnë fare. Është një listë emrash, pavarësisht se identifikohen dhe janë punonjës policie, nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit. Ne disponojmë 100 për qind informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar, pavarësisht deklaratave, ne jemi në të drejtën tonë, ne jemi në informacionin tonë, nuk kemi asgjë të ekspozuar.  

 

Sa i takon pretendimit të hakerave se kanë në duar programin policor Deep Sea, program të cilin e kanë nxjerrë në shitje, Rrumbullaku tha se ky sistem është një motor kërkimi dhe nuk përmban informacione apo databazë me të dhëna.

 

Duhet të kenë informacionin e duhur në lidhje me sistemin “Deep Sea”, është motor kërkimi, nuk ka informacion, s’ka databazë, nuk ka të dhëna. Ekspertiza do të japë fjalën e fundit.

 

I pyetur për aksionet e RENEA-s dhe për kërkimet për Ervis Martinajn, Rrumbullaku shtoi:

 

Kemi struktura të cilat po ndjekin rastin, jemi në ecuri të procesit, jemi në krye të detyrave të deleguara nga Prokurori.

 

Deklaratat e Rrumbullakut u bënë pas takimit të përfaqësuesve të policisë me ambasadorin e OSBE-së dhe az/ambasadorin amerikan në lidhje me bashkëpunimin institucional kundër trafikut të njerëzve.

 

Më shumë video

Reklamë