Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror ku ka folur për sigurinë kibernetike.

 

Gjatë fjalimit të tij, Rama komentoi sulmin kibernetik nga Irani, duke u shprehur se ende vazhdojmë të jemi të sulmuar dita pas dite.

 

Gjithashtu ka theksuar se arritën të shmangnin zhdukjen tërësore të sistemeve dhe humbjen e të dhënave.

“Ia dolëm të bëheshim për 6-7 vitet e fundit një vend me 95 % të shërbimeve të veta publike tërësisht në internet. Nuk ka më nevojë që të kontaktosh zyrat, burokracinë e kështu me radhë. Po përmirësohemi çdo ditë.

 

Por në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani në mënyrë masive, shumë rëndë. Sigurisht i kushtuam shumë vëmendje në cdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft dhe FBI. Ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite. Edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht, shmangëm humbjen e të dhënave çka ishte dhe synimi i sulmit”, është shprehur kryeministri.

 

Ndër të tjera ka deklaruar se po luftohet çdo ditë për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare.

 

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare. Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm,” ka thënë kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *