E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë/ FBI bën raportin: U futën në sistem 14 muaj përpara

FBI amerikane dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës e njohur si CISA kanë publikuar një dokument-këshillim për qeveritë aleate pas sulmit kibernetik iranian ndaj Shqipërisë.

 

Reklamë

Dokumenti nxjerr në pah detaje sesi hakerat arritën të depërtonin në sistemet e qeverisë shqiptare duke patur akses në këto shërbime prej 14 muajsh.

 

Reklamë

Studimi i quajtur “Aktorët Shtetërorë iranianë kryejnë operacione kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë” tregon se hakerat iranianë patën akses të gjerë të çdo institucion, përpara se të fillonin sulmin shkatërrues kibernetik në 15 korrik, duke aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e e-Mail-it.

 

Dokumenti përshkruan taktikat, teknikat dhe procedurat që u përdoren nga aktorët kibernetikë shtetëror iranianë deri në korrik 2022.

 

CISA dhe FBI kanë këshilluar përdoruesit dhe administratorët aleatë të rishikojnë këshillimin dhe të zbatojnë masat zbutëse të rekomanduara për të kufizuar rrezikun.

 

Grupi i hakerave iranian të njohur si Homeland Justice kreu një sërë sulmesh mbi institucionet shtetërore shqiptare duke nxjerrë informacione të klasifikuara, të dhënat e qytetarëve, bllokim të sistemit TIMS etj.

 

Pas këtyre sulmeve të vazhdueshme qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Tehranin, duke larguar ambasadën e Iranit nga vendi ynë.

 

aa22-264a-iranian-cyber-actors-conduct-cyber-operations-against-the-government-of-albania

Vazhdo të lexosh

Reklamë