Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borell ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama rreth sulmeve kibernetike në javët e fundit në vend.

 

Përmes një reagimi në twitter, Borell bën me dije se i konsideron sulmet kibernetike të papranueshme ndërsa ka shprehur mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë.

 

“Bisedë me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë.

Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

BE do të qëndrojë në krah të #Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike.”- shkruan Borell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *