E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sulmet kibernetike/ Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë sot në orën 11:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për sulmet kibernetike që kanë goditur sistemet qeveritare dhe TIMS në vendin tonë.

 

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe të tjerë.

 

Reklamë

Gjatë verës Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike iraniane.

 

Janë sulmuar faqet zyrtare qeveritare online të vendit tone e-Albania, sistemi TIMS  dhe sistemi MEMEX. Për pasojë Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë