Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr...

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me Zelensky-n

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë të krimit...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi të...

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do...

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit...

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në...

Sulmet izraelite në Gaza, 16 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë

10 Nëntor 09:38

Të paktën 16 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të shtunën në dy sulme të ndara izraelite në Rripin e Gazën, njoftuan zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Një sulm e goditi një shkollë të shndërruar në strehimore në qytetin e Gazës, duke i vrarë së paku gjashtë njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Dy gazetarë vendës, një grua shtatzënë dhe një fëmijë, janë në mesin e të vdekurve, tha ajo.

Ushtria izraelite tha se kreu sulm ndaj grupit militant, Xhihadi Islamik, por nuk dha prova apo hollësi shtesë.

Shtatë njerëz të tjerë u vranë nga një sulm tjetër izraelit në një tendë në jug të qytetit Han Junis, ku të zhvendosurit po strehoheshin, sipas Spitalit Nasser. Në mesin e të vdekurve janë dy gra dhe një fëmijë, tha spitali.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se ushtria izraelite e goditi spitalin kryesor në Gazë, Al-Aqsa Martyrs, duke i vrarë tre njerëz. Ushtria izraelite e ka përqendruar ofensivën në Xhabalia, kampin e dendur të refugjatëve, në të cilin Izraeli pretendon se janë rigrupuar luftëtarët e Hamasit – grupit palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Pjesë të tjera të prekura nga fushata e re ushtarake përfshijnë Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, që ndodhen në veri të qytetit të Gazës.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se dhjetëra mijëra njerëz janë në këtë zonë. Prej se nisi lufta para më shumë se një viti, ushtria izraelit ka goditur disa shkolla dhe kampe refugjates, të cilat janë të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre si pasojë e ofensivave dhe urdhrave të Izraelit për evakuim.

Izraeli e ka akuzuar Hamasin vazhdimisht se vepron brenda infrastrukturës civile në Gazë, përfshirë në shkolla, objekte të OKB-së dhe spitale. Këto akuza janë mohuar nga grupi palestinez. Afër 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur si pasojë e luftës, thotë OKB-ja

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi kreu sulm në Izrael më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 civilë janë ende në robëri dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.

Ofensiva hakmarrëse izraelite ka lënë të vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton për viktimat. Por, ka thënë se mbi gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. /rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
femije Gaza gra sulme izraelite viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip

më shumë...

Të gjithë fermerët në televotim, njëri prej tyre largohet sot

më shumë...

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

më shumë...

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:18

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e...

12:47

Eliminimi i dytë brenda natës, kush u...

12:36

Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën...

11:57

Të gjithë fermerët në televotim, njëri prej...

11:17

Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe...

10:43

“Antishqiptare”, debat i fortë për nacionalitetin mes...

10:13

Aksidentohet për vdekje një person në aksin...

10:01

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar...

9:58

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me...

9:56

Soni dhe Iliri ndjenja për njëri-tjetrin? Fermerët...

9:50

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë...

9:48

Kriset miqësia mes Sonit dhe Sarës në...

9:40

Trump: Çmimet e naftës do të bien...

9:37

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni...

9:35

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:10

Kush do të eliminohet? Nis Ferma VIP...

8:23

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec...

8:14

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve...

7:36

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor...

7:22

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.