Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Sulmet e Iranit rrisin nivelin e alarmit në Evropë

23 Mars 21:57

Vendet evropiane janë përpjekur të shmangin përfshirjen e thellë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, e cila tashmë ka hyrë në javën e katërt.

Ato kanë shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por kanë theksuar se një veprim i tillë do të bëhej vetëm pas ndonjë armëpushimi dhe – mundësisht – me mandat nga Kombet e Bashkuara.

Por, më 21 mars, kërcënimi u bë më i dukshëm, kur Irani dëshmoi se raketat e tij kanë potencial të arrijnë qytetet evropiane.

Teherani lëshoi dy raketa balistike drejt Diego Garcias – një bazë e përbashkët amerikano-britanike në Oqeanin Indian, rreth 4.000 kilometra larg territorit iranian – dhe zyrtarët në Bruksel dhe më gjerë nisën ta marrin më seriozisht situatën.

Më herët, Irani – nën sundimin e udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei – kishte mbajtur një kufi për rrezen e raketave balistike në 2.000 kilometra.

Khamenei u vra nga një sulm i SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt. Dhe, ky kufi tani duket se nuk ekziston më – gjë që ka rritur shqetësimin në Evropë.

Brukseli tashmë është i angazhuar në një luftë më të afërt: pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, që ka hyrë në vitin e pestë. Deri më tani, blloku i ka ndarë Ukrainës mbi 70 miliardë euro ndihmë ushtarake.

“Ky është për ne një dimension i ri i luftës [me Iranin]”, thotë një zyrtar i lartë i BE-së, duke folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti.

“Le të jemi të sinqertë – mbrojtja jonë ajrore është mjaft e varfëruar tani”, sipas tij.

Shumë vende evropiane kanë kontribuar në mbrojtjen ajrore të Kievit, por gjithashtu kanë kuptuar se ka boshllëqe të konsiderueshme në mbrojtjen ajrore të kontinentit – nëse ajo do të testohej ndonjëherë.

Ndërsa posedojnë teknologji me cilësi të lartë, si raketa Patriotë, sisteme raketore SAMP/T dhe IRIS-T, disa ministri evropiane të Mbrojtjes pranojnë hapur se kanë mungesa të konsiderueshme në interceptorë.

Evropa do të përballej, gjithashtu, me vështirësi ndaj të ashtuquajturave sulme të “ngopjes”, të përdorura nga Rusia në Ukrainë, ku sistemet e mbrojtjes ajrore mbingarkohen nga një valë sulmesh që përfshijnë ndërhyrje elektronike, sulme kibernetike, dronë dhe lloje të ndryshme raketash.

Kontinenti mbetet ende shumë i varur nga Shtetet e Bashkuara për mbulim në distanca të gjata, dhe pikërisht këtu hyn në lojë kërcënimi potencial i Iranit ndaj Evropës.

Duke komentuar sulmet ndaj Diego Garcias, shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, theksoi se “këto raketa nuk janë të destinuara për të goditur Izraelin. Rrezja e tyre arrin në kryeqytetet evropiane; Berlini, Parisi dhe Roma janë të gjitha brenda rrezes së drejtpërdrejtë të kërcënimit”.

Eksperti i pavarur i mbrojtjes me bazë në Izrael, Michael Horowitz, tha për Radion Evropa e Lirë më 21 mars se “Irani nuk mund të shihet më si një kërcënim i kufizuar në Lindjen e Mesme. Ai po ndërton kapacitete që synojnë t’i rrisin kostot edhe për kundërshtarët më të largët”.

“Po të isha evropian, do të isha i shqetësuar”, tha ai.

Ministri britanik i kabinetit, Steve Reed, tha më 22 mars se një raketë e lëshuar drejt Diego Garcias “ra para destinacionit”, ndërsa një tjetër raketë “u interceptua”.

Ai, gjithashtu, i hodhi poshtë pretendimet izraelite se Evropa mund të ishte objektiv, duke shtuar se “nuk ka pasur ndonjë vlerësim që i mbështet pretendimet se Irani po planifikon të godasë qytetet evropiane me raketa balistike, ose ka kapacitetin për ta bërë këtë”.

Dronët iranianë, deri më tani, janë interceptuar mbi bazat ushtarake britanike në Qipro, ndërsa Turqia – anëtare e NATO-s – ka interceptuar tri raketa balistike në raste të ndryshme, në fillim të marsit.

NATO-ja nuk dha komente të reja për Radion Evropa e Lirë pas sulmeve ndaj Diego Garcias, por iu referua deklaratës së saj për rastet në të cilat Turqia i interceptoi me sukses sulmet.

“BMD-ja (Mbrojtja Kundër Raketave Balistike) e NATO-s ka qenë efektive ndaj raketave iraniane në Turqi – çfarë është pikërisht ajo për të cilën është dizajnuar”, tha për Radion Evropa e Lirë Oana Lungescu, ish-zëdhënëse e NATO-s, aktualisht bashkëpunëtore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Një zyrtar i NATO-s, duke folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, gjithashtu vuri në dukje se BMD-ja e NATO-s është dizajnuar pikërisht për të përballuar raketat iraniane – jo domosdoshmërisht ato ruse – kur është ndërtuar në fillim të viteve 2000 dhe është bërë operacionale në vitin 2012.

Gjermania ka qendrën e komandës në bazën e saj ajrore Ramshtajn, ndërsa mbrojtja aktuale nga raketat është e vendosur në bazat polake dhe rumune.

Turqia ka një radar dhe Spanja ka katër anije të afta për BMD-në në bazën e saj detare, Rota.

Megjithatë, BMD-ja e NATO-s ka një gjurmë të konsiderueshme të SHBA-së që e bën Evropën të varur nga mbrojtja ushtarake amerikane.

Robert Pszczel – ish-zyrtar i NATO-s dhe ekspert aktual i sigurisë në Qendrën për Studime Lindore, organizatë me qendër në Varshavë – thotë për Radion Evropa e Lirë se “supozimi aktual është se sistemi është operativ dhe po bën pikërisht atë që duhet ta bëjë”.

“Sigurisht, është një sistem i veçantë me elemente të rëndësishme të siguruara nga SHBA-ja”, thotë Pszczel. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
alarm Evrope Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

më shumë...

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

më shumë...

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.