E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme: Solidaritet me popullin e Izraelit, bëjmë thirrje për de-përshkallëzim

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për sulmet e fundit të Iranit ndaj Izraelit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria thotë se sulmet janë një përshkallëzim që rrisin kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Reklamë

Shqipëria shpreh mbështetjen për popullin e Izraelit dhe bën thirrje për depërshkallëzim të menjëhershëm

“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Reklamë

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë