Ushtria ruse ka sulmuar me raketa në shkallë të gjerë Ukrainën natën e së enjtes. Goditjet ruse janë përqëndruar në lindje, jug dhe perëndim të Ukrainës, edhe në kryeqytetin Kiev.

 

Banorët e kryeqytetit raportojnë në mediat sociale për shpërthime të rënda. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitshko konfirmoi në rrjetin Telegram sulmet në pjesën jugore të Kievit, Holosijiv. Ka pasur dy të plagosur në një lagje tjetër të Kievit në Svjatoshyn. Për shkak të shpërthimit në një qendër të rrjetit elektrik 40% e banorëve në Kiev nuk mund të përdorin ngrohjen.

 

Sulme me raketa ka pasur natën e së enjtes edhe në Odesa. Edhe aty është njoftuar për ndërprerje të rrymës elektrike. Sipas guvernatorit të Odesës, Maxym Martshenko ka pasur shkatërrime të infrastrukturës energjitike rajonale dhe të një ndërtese. Në Kharkiv guvernatori Oleh Synjehubov ka bërë fjalë për 15 sulme në këtë territor. “Sipas të dhënave është goditur edhe një shtëpi private”, ka thënë Synjehubov.

 

Në të gjithë Ukrainën janë dëgjuar sirenat e alarmit. Edhe në qytete si Shytomir, Vinzyja, Rivne, si edhe në lindje, Dnipro dhe Poltava kanë rënë raketat ruse. Në qytetin Solotshiv, sipas autoriteveve, humbën jetën 4 vetë./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *