E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulme në Gaza, protesta në Izrael! Dhjetëra viktima të tjera mes civilëve nga armët dhe uria

Hamas ka pranuar propozimin për armëpushim në Gaza, që parashikon lirimin e gjysmës së pengjeve izraelite, si pjesë e një marrëveshjeje me faza për zgjidhjen e luftës.

Por pavarësisht kësaj sulmet izraelite nuk kanë ndalur. Të paktën tetë persona u vranë nga goditja ndaj tendave që strehonin persona të zhvendosur në Khan Younis dhe katër të tjerë në një sulm në Deir el-Balah.

Reklamë

Forcat izraelite hodhën në erë një shtëpi në jug të Gazës, ndërsa pati raporte për zjarr edhe në lagjen Tuffah në lindje të qytetit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga agimi në 26.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se Tel Avivi nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar urinë e përhapur, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se tre palestinezë të tjerë humbën jetën nga kequshqyerja.

Reklamë

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 62,000 persona dhe ka plagosur 156,230 të tjerë.

Propozimi për armëpushim është rezultat i negociatave të zhvilluara në Kajro me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit, ndërsa tensionet politike në Izrael po rriten.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është përballur këtë fundjavë me protestat më të mëdha kundër luftës në Gaza, ku mijëra qytetarë kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Ai ka kritikuar demonstratat duke i cilësuar si “një ndihmë për qëndrimin e Hamasit”.

Organizatorët e protestave kanë paralajmëruar se manifestime të reja do të mbahen edhe javën e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë