E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulme ndaj ndërtesave të banimit në lindje të Ukrainës

Rusia ka granatuar disa ndërtesa banimi në qyteti Lisiçansk dhe në qytetin Toshkiha, tha Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, që gjendet në lindje të Ukrainës.

 

Ai shtoi se ende nuk kanë arritur të konfirmojnë numrin e viktimave nga këto sulme.

 

Reklamë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi gjatë një video-mesazhi mëngjesin e së shtunës, se në pjesën lindore të vendit priten “beteja në të ardhmen”.

 

Trupat ruse po raportohet se po rigrupohen – duke u tërhequr nga zonat veriore pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev – dhe pritet që të përqendrojnë operacionet e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë