E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulme me raketa ndaj Kievit; Putin hakmerret për urën e Krimesë, vriten civilë

Pas reagimit të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili e quajti akt terrorist të Ukrainës, sulmin e Urës së Krimesë, 2 shpërthime kanë zgjuar qytetin e Kievit.

 

Reklamë

Raketat ruse që  kanë goditur  kryeqytetin dhe kanë vrarë 5 persona, teksa janë plagosur 12 të tjerë.

 

Nga pamjet shihen shkatërrimet e shkaktuara nga raketat dhe civilë që vrapojnë të frikësuar.

 

Përveç Kievit, shpërthime ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit. Dy ditë pas shkatërrimit të  një pjese të urës së Krimesë, sirenat e alarmit u rikthyen në kryeqytet.

 

Mëngjesin e kësaj të hëne u regjistruan disa shpërthime në qendër të Kievit, i cili nuk ishte goditur të paktën që nga 28 ​​qershori. 46 raketa  janë lëshuar  vetëm nga Deti Kaspik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë