Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Sulme me raketa afër qytetit ukrainas Odesa

3 Prill 13:24

Rusia tha të dielën se ka goditur me raketa duke shkatërruar një një rafineri nafte të përdorur nga ushtria ukrainase në Odesa, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për të evakuuar civilët nga qyteti i shkatërruar i Mariupolit.

 

Në Odesa, këshilli i qytetit tha se “objekte thelbësore të infrastrukturës” u goditën nga raketat. Nuk raportohet për viktima. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet shkatërruan një rafineri nafte dhe tre depo karburantesh pranë Odesës. Ajo tha se objektet përdoreshin për të furnizuar trupat ukrainase pranë qytetit të Mykolaivit.

 

Odesa, në bregun e Detit të Zi, është baza kryesore e marinës së Ukrainës. Qyteti është vënë në shënjestër nga forcat ruse që kërkojnë një korridor tokësor për në Transdniestria, një provincë separatiste rusisht-folëse në Moldavi, ku janë të vendosura trupat ruse.

 

Përpjekjet për evakuim nga Mariupoli dhe Berdyansku dy qytete që shtrihen gjithashtu në brigjet jugore të Ukrainës, pritet të vazhdojnë me një autokolonë autobusësh që po përgatiteshin për operacionin me ndihmën e Kryqit të Kuq.

 

“Shtatë autobusë do të përpiqen t’i afrohen Mariupolit, të shoqëruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, në një video postim në internet.

 

KNKK braktisi përpjekjet e mëparshme për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Rusia fajësoi KNKK-në për vonesat. Mariupoli është objektivi kryesor i Rusisë në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas, dhe dhjetëra mijëra civilë atje janë të bllokuar dhe me qasje të paktë në ushqim dhe ujë.

 

Ukraina tha të shtunën se forcat e saj rimorën të gjitha zonat përreth Kievit, duke pretenduar kontrollin e plotë të rajonit të kryeqytetit për herë të parë që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt. Rusia ka tërhequr forcat që kërcënonin Kievin nga veriu, për t’u rigrupuar për beteja në Ukrainën lindore.

 

Kryetari i bashkisë së Buchas, një qytet i çliruar 37 km në veriperëndim të kryeqytetit, tha se 300 banorë ishin vrarë gjatë pushtimit njëmujor nga ushtria ruse dhe viktimat u panë në një varr masiv dhe ende të shtrirë në rrugë.Moska mohon të ketë shënjestruar civilët dhe hedh poshtë akuzat për krime lufte.

 

Midis të vrarëve pranë Kievit ishte edhe gazetari Maksim Levin, i cili punonte për një faqe interneti lajmesh dhe ishte një bashkëpunëtor për një kohë të gjatë i agjencisë së lajmeve Reuters.

 

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se ishte e tmerruar nga mizoritë në Bucha dhe shprehu mbështetje për hetimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare mbi krimet e mundshme të luftës./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
odesa Raketa sulme

Nga e njëjta kategori

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në komunizëm, porosia që i dha babai

më shumë...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit Radev për të formuar qeverinë!

më shumë...

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.