Policia e qytetit të Schaffhausen në Zvicër, ka identifikuar autorin e sulmit me sharrë elektrike , ku mbetën të plagosur 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Bazuar në thëniet e dëshmitarëve okularë, autoritetet pohuan se personi është 190 cm i gjatë, me flokë të rëna përpara, i veshur në mënyrë të çrregullt dhe udhëton me një makinë “wolsvagen”.

 

Policia ka nxjerrë edhe foton e të dyshuarit por nuk jep më tepër detaje pasi vazhdojnë ende kërkimet për të.  Dhjetëra makina policie dhe një helikopter janë dërguar në qytetin në kufi me Gjermaninë.  Ende nuk dihet sakte se përse autori e ka ndërmarrë një veprim të tillë. Policia ndërkohë po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe e ka cilësuar atë te veçante per shkak te armës qe ka përdorur autori. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë deri në qetësimin e situatës alarmante që u shkaktua në qytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *