E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në Turqi

Një tjetër sulm terrorist ka tronditur Turqinë juglindore. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të provincës Dijarbakir me shumice kurde, në momentin kur një automjet policie po patrullonte në atë zonë, duke shkaktuar 7 policë të vrarë dhe 13 civilë të plagosur. Eksplozivi ishte vendosur pranë një stacioni autobusi. Ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Krahas viktimave janë shënuar dhe dëme te konsiderueshme materiale. Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar, Ankaraja beson se pas këtij sulmi terrorist fshihen militantët kurd. Muajt e fundit në këtë rajon janë zhvilluar disa aksione radhazi nga njësitë antiterror për prangosjen e militanteve kurd.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë