Sulmi terrorist në zemër të Parisit që tronditi Francën një natë më parë, ka ngritur sërish alarmin edhe pse shteti prej vitesh tashmë gjendet në një shkallë të lartë gatishmërie.

 

Agresori vrau me thikë një 29-vjeçar dhe plagosi 4 persona të tjerë në një zonë të mbipopulluar, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

 

Sipas dëshmitarëve, ai raportohet të ketë thirrur “Allahu është i madh” në gjuhën arabe. Sipas autoriteteve, i dyshuari i sulmit vdekjeprurës ishte lindur në vitin 1997 në Republikën ruse të Çeçenisë.

 

Pak orë më vonë ISIS mori përsipër sulmin, duke thënë se një prej ushtarëve të tij kishte kryer aktin. Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi në “Twitter”, ku shkroi se “Franca pagoi sërish me gjak, por nuk do t’u dorëzojë armiqve as edhe një centimetër lirie”.

 

Kjo është hera e parë që një agresor me origjinë çeçene ka ndërmarrë një sulm terrorist në Francë, aty ku jetojnë rreth 30 mijë persona të ardhur nga rajoni jugor i Federatës Ruse.

 

Franca ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie për shkak të një serie sulmesh terroriste. Më shumë se 230 persona u vranë nga xhihadistët e frymëzuar prej të ashtuquajturit Shtetit Islamik përgjatë 3 viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *