E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në Paris, vdes agresori

Një makinë ka goditur qëllimisht një furgon policie në zonën e Champus Elysees në Paris, e cila më pas ka shpërthyer në flakë. Shoferi i mjetit ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet franceze e kanë cilësuar aktin si terrorist, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e autorit u gjetën një kallashnikov, pistoleta dhe shishe me gaz. Raportohet se asnjë efektiv policie nuk ka mbetur i lënduar. Franca është në një gjendje gatishmërie pas sulmeve terroriste vdekjeprurëse.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë