Një sulm terrorist ka vrarë të paktën 22 persona pranë një stacioni policie në Pakistan. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një terrorist shpërtheu makinën e tij të mbushur me eksploziv në portën kryesore të stacionit policor duke vrarë të paktën 22 oficerë dhe duke plagosur 32 të tjerë.

Po ashtu, disa militant hapën zjarri duke bërë që për disa orë mes tyre dhe policëve të kishte shkëmbim zjarri, deri në neutralizimin e tre terroristëve.

Numri i të vdekurve nga sulmi ka të ngjarë të rritet pasi disa nga oficerët raportohet të jenë në gjendje të rëndë për jetën./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *