Tre sulmues palestinezë hapën zjarr  mëngjesin e së premtes, në Malin e Tempullit në Jerusalem. Nga sulmi, dy agjentë të policisë kanë mbetur të vdekur ndërsa tre terroristët u eliminuan nga policia në ambientet e brendshme të Xhamisë Al Aksa.

 

Mediat bëjnë të ditur se sulmuesit ishin shtetas izraelitë me origjinë palestineze, njëri 29 vjeç dhe dy të tjerët nga 19 vjeç. Pas sulmit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër  janë mbyllur dhe nga vendngjarja janë larguar të gjithë vizitorët e pranishëm. Kjo është hera e parë në 17 vjet që anulohen lutjet e së premtes për myslimanët.

 

Sipas mediave, sulmi vjen në një moment kur qeveria izraelite e Benjamin Netanjahut, ka lejuar deputetet izraelitë për të vizituar Malin e Tempullit. Që nga shtatori i vitit 2015, palestinezët kanë vrarë 43 izraelitë. Në të njëjtën periudhë, forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë më shume se 250 persona, shumica e të cilëve të akuzuar si protagonistë të sulmeve terroriste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *