E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Terror me thikë në Finlandë agresori vret dy kalimtarë

Pas Spanjës, një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur pasditen e kësaj te premteje në Finlandë. 2 kalimtare raportohet se kane ndërruar jetë dhe të paktën 6 të tjerë janë plagosur pasi një person i ka sulmuar me thikë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin finlandez Turku. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka qëlluar me armë ndaj agresorit. Sipas mediave vendase raportohet se ai është plagosur në këmbë. Forcat e policisë e kanë arrestuar menjëherë.

 

Ndërsa Agjentët e sigurisë kanë evakuuar zonën. Sipas dëshmitarëve, katër ose pesë ambulanca kanë mbërritur në qendër të qytetit dhe kanë transportuar të plagosurit në spital. Ata thonë se agresori thirri “Zoti është i madh” dhe më pas filloi të qëllonte mbi kalimtarët.

 

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, I cili tashmë ndodhet në paraburgim. Ende nuk ka asnjë informacion nëse sulmi në Turku të Finlandës ka lidhje me dy sulmet terroriste që përgjakën Spanjën.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video